Fat në fatkeqësi, 01-shi futet në tejkalim të çmendur, shmanget për pak tragjedia

Është shmangur një aksident i rrezikshëm në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në Lupq të Poshtëm.
Një veturë e tipit Audi, me targa 01 ka bërë një tejkalim të rrezikshëm dhe ka rrezikuar tejmase pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Fatmirësisht, veturat tjera janë larguar anash për të shmangur katastrofën.
Indeksonline ka siguruar pamjet kur Audi futet në tejkalim dhe shpëton për fije të perit. /IndeksOnline/