75 Mall Live Search
14:58 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / LB

Ngucati i jep mbështetje projektit të Kastratit për Malishevën Urbane

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka zhvilluar një takim me përkrahës dhe struktura të Nismës në fshatin Ngucat të kësaj komune.

I shoqëruar me Bashkëpunëtorë, Kastrati ka marrë mbështetje të fuqishme për projektin për Malishevën Urbane.

“Përkrahja e madhe që morëm sonte në takimin tejet pozitiv me përkrahësit dhe qytetarët e Ngucatit, është garancë se NISMA Socialdemokrate do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 17 tetorit.

Postimi i plotë i Kastratit:

Fshati Ngucat sonte i dha mbështetje të fuqishme  projektit tonë madhor për Malishevën Urbane.

Përkrahja e madhe që morëm sonte në takimin tejet pozitiv me përkrahësit dhe qytetarët e Ngucatit, është garancë se NISMA Socialdemokrate do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 17 tetorit.

Banorëve të Ngucatit heroik ju premtova se si kryetar i ardhshëm i Malishevës, do të angazhohem maksimalisht për të investuar edhe më tej me projekte konkrete në interes të fshatit dhe qytetarëve të saj.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane