Vdes nga Covid-19, stilisti i famshëm

Shfaqja e suksesshme e Netflix Brigerton ka humbur stilistin e tyre, Emmy Mark Pilcher, pas infektimit me Covid-19.
Këtë e bëri të ditur aktorja irlandeze, Nicola Coughlan, e cila e ka dhënë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
“Shumë zemërthyer nga vdekja e Marc Pilcher, stilisti i shkëlqyeshëm dhe vizionar. Ai ishte aq i pasionuar për punën e tij dhe tejet i talentuar. Para një muaji ai fitoi çmimin në ‘Emmy Awards’.
Me këtë rast ajo përcolli edhe një mesazh duke i lutur të gjithë që të vaksinohen
“”Ju lutem kujtoni që Covid është ende një rrezik real dhe i pranishëm, ju lutemi vaksinohuni dhe maskohuni për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, përfundoi ajo./Indeksonline/