75 Mall Live Search
15:48 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

Haradinaj për pensionistët: Sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale, janë zotim i yni

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në ditën e sotme e ka vizituar pensionistët nga Prishtina.

Haradinaj përmes profilit të tij në facebook është shprehur se mbi 12 mijë pensionistë të kryeqytetit nuk janë trajtuar drejt nga Komuna e Prishtinës.

Ai thotë se “sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale, janë zotim i yni ndaj kësaj kategorie që është edhe pikënisja e ekzistencës sonë si shtet, dhe kujtesa e gjallë e historisë tonë”.

Kandidati i AAK-së është shprehur se “e kemi detyrë t’u sigurojmë pleqëri të rehatshme dhe të dinjitetshme”.