Kandidatja e LDK-së për asamble zotohet se do të angazhohet në mbështetjen e rinisë së kryeqytetit

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Era Makolli ka thënë se fokusi i saj si asambliste do të jetë në mbështetjen e rinisë nëpërmjet krijimit të kushteve për zhvillimin e tyre.
Ajo përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka thënë se vota për të është besim.
Prandaj ajo i ka ftuar të gjithë që ta mbështesin atë si kandidate për asamble dhe kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.