75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 05 Tetor 2021 / A. M.

Krasniqi: PDK e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq është e  gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë.

Në takime me banorët e Tavnikut dhe Shipolit, bashkë me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën, ‘diskutuan për vizionin dhe programin e tij për qeverisjen e kësaj komune në katër vitet e ardhshme’, në rast se del fitues.

“Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur dhe e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas degradimit tetë vjeçar të këtij qyteti, si pasojë e qeverisjes klienteliste, diskriminuese e jotransparente.

May be an image of 8 people, people standing, suit and text that says 'BASI PER'

Qytetarët e Mitrovicës e kanë mundësinë e artë që të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm, intelektual, profesionist e politikan shembull, siç është Bedri Hamza, për t’i dhënë Mitrovicës një qeverisje gjithpërfshirëse, të hapur e zhvillimore, siç e meriton”, ka shkruar Krasniqi në rrjete sociale.