75 Mall Live Search
16:21 / E Martë, 05 Tetor 2021 / C E

Kaltrina Salihu e VV-së: Brezna është lënë në harresë për shkaqe politike

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Dragashit, Kaltrina Salihu ka vizituar fshatin Breznë dhe është njohur me problemet e qytetarëve.

Ajo ka marrë shqetësime të ndryshme nga banorët që janë ankuar se në këtë fshat është punuar në vija politike.

Salihu është zotuar se me ardhjen e saj në krye të komunës nuk do të ketë ndasi në vija politike.

Ky është shkrimi i saj:

Falenderojmë banorët e fshatit Brezne për mikpritjen e ngrohtë.

Së bashku me ekipin përcjellës, dje vizituam këtë fshat, i cili është lënë në hije të harresës nga pushtetet e kaluara, të PDK-së por edhe të LDK-së. Pamë nga afër investimet e bëra në bazë të vijës politike. Janë tetë familje të cilave nuk u është rregulluar rruga për arsye politike. Vizituam gjithashtu biznese private me iniciativa vetanake të cilat presin dorën e komunës t’iu vijë në ndihmë.

U zotuam se me ne në komunë, do të marrë fund çdo lloj vije ndarëse, çdo lloj politizimi i gjërave esenciale jetësore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe unë si kandidate e saj për kryetare të komunës së Sharrit, jemi të fokusuar ti japim fund të gjitha ndarjeve në baza politike, mbi të gjitha do të jetë qytetari dhe aktivisti. Me ne, Sharri vërtet do të marrë frymë ndryshe.