75 Mall Live Search
14:07 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

Vazhdon agjenda e kryeministri Kurti në Slloveni, takohet me socialistët dhe demokratët!

Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.

Kryeministri Albin Kurti tha se që procesi i zgjerimit të BE -së duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm./IndeksOnline/