75 Mall Live Search
15:56 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / B O

Agron Kuçi nënshkruan projekt 1.8 milionë euro për turizëm, po punohet edhe në ujësjellës

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi sot ka nënshkruar konfirmimin për mbështetje të zhvillimit të projektit “Natur Kosova”, projekt i cili erdhi nga identifikimi i objektivave të nevojshme për përkrahje nga Komuna e Junikut drejtuar Agjensionit Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim me qëllim zhvillimin e turizmit.

Projekt-ideja e komunës së Junikut me qëllim të zhvillimit të turizmit kulturor, natyror, rekreativ e shpirtëror e paraqitur tek Qeveria Italiane në Romë përmes Agjensionin shtetëror Italian qe objektiv nga dhe u aprovua për tu mbështetur si projekt.

Projekt që do fuqizoj turizmin në komunën e Junikut është projekt tre vjeqar dhe ka vlerën 1.8 Milion Euro, ku synon që përmes turizmit natyror dhe kulturor të përmirësoj jetën e komunitetit lokal.

Kuçi dhe komuna e Junikut janë duke realizuar edhe disa projekte të rëndësishme. Projekti “Ndërtimi i ujësjellësit në lagjen Agim Ramadani” është në fazën dinamike të zhvillimit të punime, projekt i cili do iu ofroj lagjes Agim Ramadani ujë të pijës së cilësisë së njejt me lagjet tjera të komunës së Junikut.

Projekti financohet nga Komuna e Junikut.