75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / AR

Buqani ia hap dyert e suksesit Rrustem Berishës

Kandidati për kuvendin komunal të Pejës nga AAK, Rrustem Berisha sot vizitoi fshatin Buqan, ku edhe u mirëpret nga qytetarët atje.

Ai u zotua se kërkesat e tyre do të jenë pjesë e programit të tij qeverisës.

“Kisha kënaqësinë të vizitoj fshatin Buqan të Komunës së Pejës.

Duke i njohur brengat e shqetësimet u zotova se kërkesat e tyre do të jenë pjesë e programit tim qeverisës.

Gjithashtu ju premtova që do të punojmë së bashku për të filluar një etapë të re  për përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve dhe zhvillimin e kësaj zone“, shkroi ai.