Një paraqitje e Taynës në Paris kap vlerën e 3500 eurove

Reperja e famshme Tayna, ka disa ditë që po gjendet në Paris.
Ajo kujdeset të shfaqet tejet atraktive duke mos lenë anash as luksin që e ka, shkruan Indeksonline.
E gjithë kjo vjen falë punës së saj të palodhshme, ku me zërin e talentuar ka arritur të argëtoi shqiptarët kudo që janë.
Bukuroshja rrugëve të Parisit u shfaq e veshur me një triko të markës ‘Balenciaga’ dhe pantallona lëkure.
Sipas ‘Shqipe Closet’, kjo paraqitje e saj kushtoi plot 3500 euro./Indeksonline/