Kusari-Lila viziton Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, ky është programi i saj për të

Kandidatja e VV-së për kryetare të Gjakovës sot ka vizituar ndërmarrjen komunale Stacioni i Autobusëve në Gjakovë.
Atje bisedoi me zyrtarët e Ndërmarrjes dhe prezantuan pjesë të programit si dhe synimin e saj për përmirësimin e transportit urban dhe ristrukturimin e Stacionit të Autobusëve.
Postimi i plotë:
Sot vizituam ndërmarrjen komunale Stacioni i Autobusëve në Gjakovë.
Aty biseduam me zyrtarët e Ndërmarrjes dhe prezantuam pjesë të progeamit tonë si dhe synimin tonë për përmirësimin e transportit urban dhe ristrukturimi i Stacionit të Autobusëve.
Ne e kemi për obligim që banorëve të komunës të ju ofrojmë transport ideal të udhëtarëve, këtë mund të arrijmë përmes një planifikimi të detajuara nga ekspertet, bashkëpunimi me nivelin qendror dhe operatorët privat.
Sistemi i transportit të udhëtarëve në qytetin e Gjakovës do të jetë:
● I saktë në orare dhe i organizuar që të mbulojë nevojat e një numri sa më të madh banorëve në mënyrën më optimale.
● Çmimi të jetë i volitshëm dhe i pranueshëm në bazë të kërkesave të udhëtarëve në mënyrë që të shfrytëzohet nga të gjitha shtresat e popullsisë.
● Zvogëlimi i ndotjes së ambientit përmes zvogëlimit e qarkullimit të numrit të veturave personale.
● Lehtësimi i pagesës dhe përdorimi i sistemit të avancuar për informim.
● Të krijoj një besueshmëri të lartë tek publiku i cili mund të llogaris në shërbimet e tij.
Për të arritur objektivat e cekuara, qeverisja jonë do të:
● Zgjerojë numrin e linjave ekzistuese për qarkullim
● Blerjen e Autobusave të rinjë me standarte të BE.
● Krijim e ekipeve punuese ndërmjet eksperteve lokal dhe atyre ndërkombëtar.