Arrihet paqja mes Meghan Markle dhe Kate Middleton

Në prag të dasmës së Princ Harry dhe Meghan Markle në Kështjellë Windsor në 2018, ka pasur thashetheme që ka ndodhur një përçarje mes Meghan dhe kunatës së saj, Kate Middleton.
E gjithë kjo erdhi pasi dukej sikur kishte mosmarrëveshje mes tyre për shkak të veshjeve, transmeton Indeksonline.
Në fillim të këtij viti, Meghan i dha fund këtyre thashethemeve duke thënë se nuk ka pasur asgjë të keqe mes vete.
Në fakt, të dyja duket se kanë bërë paqe pas shumë kohësh, ku Kate i kishte dërguar tufë me lule dhe një shkrim duke i kërkuar falje, ndërsa Meghan ia kishte kthyer me një byzylyk të personalizuar./Indeksonline/
