75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

Ylli i ‘Spice Girls’ apel fansave: Covid nuk është shaka

Ylli i ‘Spice Girls’, Mel B, ka zbuluar se vuan nga infektimi me Covid-19 që pesë javë dhe ende është duke marrë ilaçe.

Ajo publikoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Në kokën time unë jam këtu” shkroi ajo.

Ajo bashkëngjiti edhe hashtag #po bëhen pesë javë tani dhe #Covidi nuk është shaka duke bërë apel që fansat të kenë kujdes.

Shumë nga fansat i ndan mesazhe duke i uruar shërim të shpejtë pasi mësuan që është infektuar me virus./Indeksonline/