KQZ sot mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 14:00.
Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për rendin e ditës, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Sot (e enjte, 7 tetor, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së:
3. Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhgueseve.
4. Raport i Këshillave të KQZ-së:
· Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të ZRPPC-së, në lidhje me pjesën e 10% të Fondit për përkrahje të subjekteve politike.
· Këshilli për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandit për ri shqyrtim të specifikave për format zgjedhore për zgjedhjet e lokale 2021.
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik;
6. Të ndryshme;