75 Mall Live Search
13:01 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

Aktori i njohur doli tërësisht nudo në serial dhe Twitter u çmend!

Oscar Isaac ka shijuar prej kohësh një nga punët më të mira në botë. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për statusin e tij si aktor, por edhe për titullin si “i dashuri i internetit”.

Së fundmi, një skenë nudo e aktorit nga seriali “Scenes from a Marriage” po bën që Twitter-i t’i dedikojë qindra postime.

Gjatë një skene të zgjatur, intensive, personazhet e Isaac dhe Jessica Chastain, Jonathan dhe Mira takohen në shtëpinë që ata e ndanin për të nënshkruar dokumentet e tyre të divorcit dhe për ta bërë ndarjen zyrtare. Takimi së shpejti kthehet në një situatë seksuale pasionante, në të cilën Jonathan dhe Mira duket se po përdorin trupat e tyre për të shprehur të gjitha ndjenjat e papërpunuara që nuk mund t’i shprehin me fjalë. Më pas, Jonathan ngrihet, krejtësisht lakuriq dhe tregon se i duhet të bëjë dush.

Reagimet? Ja vetëm pak prej tyre:

“Unë duke kontrolluar pse Oscar është #trending”

“Kur shoh episodin e 4 të ‘Scenes From a Marriage’ dhe shoh Oscar nudo”

“Twitter kur zbuloi që Oscar doli tërësisht nudo”

“Unë duke shkuar të shoh penisin e Oscar”

“Partnerët (në jetë ne vërtetë) të Oscar dhe Jessica-s janë shumë të fortë. Unë do kisha vdekur deri tani”