75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

U hodh në gjyq pasi u bë pjesë e “Për’puthen” dhe kishte kontratë me tjetër emision? Bruno thyen heshtjen dhe flet për herë të parë!

Ditëve të fundit Bruno Shemsho ishte kryelajm i mediave rozë pasi u tha se u hodh në gjyq për prishje të kontratës me emisionin “Love Story”.

Sipas mediave ishte producentja Vera Grabocka ajo që kishte hedhur në gjyq konkurrentin pasi ky i fundit fillimisht kishte firmosur kontratë për të qenë pjesë e programit të saj ndërsa kishte kthyer pas kontratën duke u bërë pjesë e një tjetër formati, atij të “Për’puthen”.

Pas bujës më në fund ka reaguar Bruno duke thyer heshtjen.

Ai ka mohuar lajmet duke i shkruar gazetarit Olti Curri.

“Shumë jashtë loje me këto. T’i paskan dhënë informacionet gabim Olto”, i shkruan Bruno ndërkohë Olti e pyet sërish a është në gjyq dhe ai prap mohon duke thënë se kush i hedh këto lajme.

Ndryshe Bruno është nga djemt më të pëlqyer brenda programit, që nga fillimi ai ka realizuar disa takime me vajza të ndryshme.