75 Mall Live Search
21:29 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E dhunuara gjatë luftës: ia hoqa copë me dhëmbë ushtarit serb që më dhunoi

Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona ishin përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

Tetëmbëdhjetë vjet pas luftës, qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë pensione mbështetëse për këtë kategori, në përpjekje për të zbutur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen viktimat që janë përballur edhe më frikën e vazhdueshme të stigmatizimit.

Drita, emri i të cilës i është ndryshuar nga redaksia e Zërit të Amerikës, ka një rrëfim tejet prekës.