Reagon Ismet Munishi pas humbjes së Kosovës U21

Kombëtarja e Kosovës U21 u mposhtë në Fadil Vokrri nga ajo e Çekisë me rezultat minimal 0-1.
Pas kësaj humbje ka reaguar trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi, i cili nuk i ka kursyer kritikat pë rata që drejtojnë këtë grupmoshë, madje ai tha se kombëtarja U21 sot u duk si ekip i lagjeve.
Postimi i plotë:
Sa kuptoj une në futboll me atë qfarë kam parë gjatë këtyre ndeshjeve të Kombëtares së Kosoves U21 , nëse ne arrijmë të marrim pikë ma shumë se edhe një Kombëtare tjeter përveq Andores duhet të bëjmë mrekulli .Muhamed Dubova lojtari i Sc Gjilanit eshte doktor shkence për shumë lojtar aty që i ftoni zoteri të nderuar … Por ju e dini ma mirë ndoshta .Por kur ju shoh C. V të gjithëve me radhë aty qka jeni dyshoj shumë se ju dini ma mirë .Masi nuk dini pytni pra sepse Kombëtarja nuk eshte ekip i lagjes sikur që u duk sonte.