75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / OSH

Grabitet një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje

Një barnatore është grabitur në Prishtinë sonte.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në rrugën “Gustav Majer”  në Prishtinë.”

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar.Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin”, u shprehë ajo./Indeksonline/