75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 08 Tetor 2021 / B O

Doktori i njohur që po merr përkrahje të madhe në garën për asamble në Prishtinë

Bota ende po përballet me pandeminë e COVID-19, shumë njerëz kanë humbur jetën në këtë betejë, por është një kategori që po lufton me këtë virus tash rreth dy vite. Bëhet fjalë për mjekët që asnjëherë nuk u dorëzuan por që qëndruan në vijën e parë të frontit duke iu ndihmuar qytetarëve. E formën e ndihmës, doktor Liridon Selmani, urolog i njohur në Kosovë, e ka menduar edhe në një formë tjetër.

Aktualisht në vendin tonë po mbahet fushata zgjedhore e Zgjedhjeve Lokale ku po garohet për të parin e komunës dhe anëtarët komunalë. Liridon Selmani po garon për asamblen komunale të Prishtinës, ai ka vendosur që të hyjë në garë zgjedhore për të paraqitur nevojat e pacientëve edhe në një formë tjetër, përmesë politikës.

Selmani i cili garon në listën e Uran Ismailit dhe që mbanë numrin 13, ka përzgjedhur që problemet e qytetarëve sidomos të targetit të tij, pacientëve, t’i shpalos përmes përfaqësimit të tij në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Por cila është shytja kryesore e tij që ka vendosur për këtë garë politike, dr Selamani thotë se kandidimi i tij është mbështetur nga vet kandidati për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili. Ai thotë po ashtu se bashkimi rreth Prishtinës është tejet i domosdoshëm.

“ Shtytja kryesore e këtij kandidimi mbetet insistimi i mikut tim Uran Ismaili me idenë që të bashkohemi rreth Prishtinës dhe të bëjmë dallimin – përndryshe nuk kam shprehur asnjëherë ambicje për ndonjë karierë politike. Motivimi, këmbëngulësia, guximi intelektual dhe energjia e këtij njeriu më janë shpërfaqur që nga ndryshimet të cilat i kam ndjerë si i punësuar në ShSKUK – sa ishte Ministër. Andaj nuk kam aspak dyshime që vendimi im për t’iu bashkangjitur këtij ekipi është i drejtë”, thotë Dr Selmani duke shtuar se “Besoj fuqishëm që kam shumëçka për të dhënë në mënyrë që qyteti të cilin aq shumë e dua dhe në të cilin jetojnë fëmijët e mi të merr konturat e një metropole europiane”.

Por pse mbanë numrin 13 dhe cili është kuptimi i këtij numri sipas doktorit. Ai thekson se ky numër e lidh fort shpirtënisht me vajzën e tij të parë.

“ Përkundër bestytnive – Numri 13 për mua është një numër me fat. Me datë 13 Prill ka ditëlindjen vajza ime e parë, që nga ajo ditë fati më ka përcjellë ngado”, pohon ai.

Çfarë ka nevojë Prishtina urgjentisht sipas Doktor Selmanit?

Dr Selmani thekson se nevoja urgjente e Prishtinës është ndërtimi i një Spitali. Ai thotë se ndërtimi i një spitali rajonal do të ndihmonte qytetarët e Prishtinës.

“ Prishtina ka nevojë të menjëhershme për themelimin e një Spitali Rajonal të Qytetit – vend ku do të ofroheshin shërbime spitalore sekondare për qytetarët e Prishtinës. Gjithë pacientët që janë qytetarë të Prishtinës të vetmen adresë trajtimi kanë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar – i cili si institucion i shërbimit terciar, i dedikuar për t’iu shërbyer gjithë qytetarëve të Kosovës detyron këta pacientë që të presin në rend, edhe për shërbimin më bazik, me qytetarët e gjithë Kosovës, thotë ndër të tjera ai.

Kush është Dr Liridon Selmani?

Liridon Selamni është mjek-specialist i Urologjisë i angazhuar në Klinikën e Urologjisë në SHSKUK. Knadidat i studimeve të doktoraturës në programin e Biomjekësisë Eksperimentale në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetit Mjekësor të Vjenës. Ish-asistent i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë në UP dhe në USHT. Liridoni është fitues i çmimit ndërkombëtar nga Shoqata Evropiane e Urologëve “Urologu më i mirë i ri” në garën mes shteteve të Evropës Juglindore në vitin 2015

Dr Liriton Selmani për garën e 17 tetorit mbanë numrin 13 në listën e Uran Ismailit me nr 177 për Prishtinën.