Sa më shumë ta dëgjoni, aq më mirë/ Komentimi emocional i Ylli Agës për golin e Armando Brojës

Goli i Armando Brojës dje kundër Hungarisë ishte një kryevepër dhe gëzoi të gjithë shqiptarët.
Por, qërshia mbi torte ishte komentimi i komentatorit shqiptar, Ylli Aga i cili me shumë pasion e komentoi golin e Brojës, transmeton Indeksonline.
Aga në momentin e golit nuk ishte komentator, por u bë një tifoz i kombëtares duke harruar profesionin për një çast.
Shqipëria është shumë afër dhe tashmë ka filluar të shoh kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Ndeshja me Poloninë do të jetë vitale./Indeksonline/
sërish Armando Brojapic.twitter.com/axjPIOCy9z https://t.co/xs9Rq0bSCT
— Puns N' Roses (@gthanku) October 9, 2021