Deputeti i VV’së ‘sulmon’ gazetarin Pozhari, ia zbulon biznesin me vëllain e Kryetarit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka sulmuar sot gazetarin, Xhevdet Pozhari, pasi ky i fundit ka lavdëruar kryetarin e Vushtrrisë që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahirin.
Muzaqi ka zbuluar se Pozhari është bashkëpronar i një medium bashkë me vëllain e Xhafer Tahirit, Ahmet Tahirin. Ai tutje ka shkruar se ka ofruar një fakt që dëshmon se vlerësimet e Pozharit për kandidatët për kryetar të Vushtrrisë nuk janë të paanshmë.
“Ja një fakt sa për të dëshmuar që analisti Xhevdet Pozhari nuk ishte i paanshëm në vlerësimet e kandidatëve për Vushtrrinë.
Në mënyrë djallëzore duke u shitur kinse mbështetës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë misionin e tij kryesor duke mbivlerësuar Xhaferin, partnerin e tij në biznese për të cilat faktet tjera do publikohen”, ka shkruar Muzaqi.
Lidhur me reagimin e deputetit Muzaqi, ka reaguar vetë Pozhari, duke thënë se është fakt që të gjithë e dinë që është bashkëpronar në portalin 24-orë.info.
Postimi i plotë i Pozharit: