Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 901 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës anti-Covid.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.
Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftimin e MSh-së