75 Mall Live Search
18:03 / E Diele, 10 Tetor 2021 / AR

Hyseni: Në qeverisjen time 50% e ekzekutivit do të jenë gra

Kandidati për kryetar nga Lidhja Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka thënë se në programin e tij qeverisës në katër vjeçarin e ardhshëm ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

“Ky program ofron mbështetje në përgatitjen e grave për tregun e punës, subvencionimin e bizneseve ekzistuese që udhëhiqen nga gratë dhe parasheh grante për bizneset e reja”, ka thënë Hyseni.

Ai është zotuar se në qeverisjen e tij  50% e ekzekutivit do të jenë gra.

“Në qeverisjen time do të angazhohem për përfshirjen e sa më shumë grave në pozitat udhëheqëse, ndërsa 50% e ekzekutivit do të jenë gra”, ka theksuar Ekrem Hyseni.