Xhelal Sveçla këmbëkryq në odë, përkrahë kandidatin e Vetëvendosjes në Istog

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka dhënë përkrahje të madhe kandidatit të VV-së në Istog, Agron Avdijajt.
Të dy u shfaqën sot së bashku në një odë në fshatin Uçë. Avdijaj ndau pamje nga vizita e tyre, ku shihen të gjithë këmbëkryq.
“UÇA ME VETËVENDOSJEN!
Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kandidatet për Kuvend Komunal, Blerta Kajtazaj e Beslinda Bekaj, vizituam banorët e fshatit Uçë.
Uça është fshati ndoshta më i lëni pasdore duke pasur mungesë të ujit për shumë vite, kanalizimit, ndriçimit e trotuareve, e banorët e kësaj ane për shumë vite u mashtruan nga qeverisja e partisë në pushtet.
Në vendin e mikpritjes nuk kishte si të priteshim ndryshe, pos më ngrohtësi e më entuziazmin e madh të fitores së 17 tetorit”, shkroi Avdijaj.