U.d ministrja e Shëndetësisë viziton Klinikën e Onkologjisë

Pas marrjes së pozitës ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë.
Gexha u prit nga drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Kjo është vizita e parë zyrtare për Gexhën që nga marrja e detyrës pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga detyra e ministrit të Shëndetësisë.
