75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / AR

PINK shpallet artistja femër më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar

PINK është emëruar artisja femër më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ylli i popit amerikan, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Beth Moore, renditet e para në listë duke i lenë pas Madonnën, Katy Perry, Rihannën dhe Lady Gagan, transmeton Indeksonline.

42 vjeçarja ka publikuar tetë albume deri me tani, ku ajo ka fituar tre singla në Mbretërinë e Bashkuar.

Hiti i saj i vitit 2013 “Just Give Me A Reason”, është kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar me 1.6 milion shitje./Indeksonline/