Megan Fox zbulon transformimin e ri, ngjason shumë me Kim Kardashian

Megan Fox ka publikuar disa pamje teksa është duke kryer xhirimet për filmin e ri, Johnny & Clyde.
Ajo ndau një imazh në Instagram duke zbuluar transformimin mahnitës, transmeton Indeksonline.

Në mbishkrimin e imazhit shkroi: Kështu duket vajza e djallit. #JohnnyAndClyde vjen pranvera 2022”.
Fansat i bën komplimente të shumta, ku disa për tyre e krahasuan me Kim Kardashian.
