75 Mall Live Search
16:56 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / LB

‘23-shi’ i LDK-së Fehmi Kupina merr mbështetje të madhe nga prishtinasit në garën për asamblenë komunale

Gara për kryetar të Prishtinës dhe për asamble komunale është ndër garat më interesante politike zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Njerëz me reputacion e profesionist të shquar janë pjesë e listave zgjedhore gjë që i bën këto zgjedhje të jenë akoma më të veçanta.

Njëri ndër kandidatet më të shquar është edhe kandidati Fehmi Kupina i cili është pjesë  e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është pjesë  e këtij subjekti që nga themelimi i saj.

Kandidatura e tij për asamble është mirëpritur kudo në komunën e Prishtinës.

Numri 23 i kësaj liste, ekonomisti Fehmi Kupina shquhet si njeri punëtor, profesional, bashkëpunues në çdo detyrë e përgjegjësi që merr përsipër.

Kupina gëzon një respekt nga të gjithë si një person me vlera të larta njerëzore.

Për vlerat të cilat ai posedon, Kupina gëzon respektin e bashkëvendësve të tij në Prishtinë.