75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / AR

Mbështetje e madhe kudo në Llap për Dr. Ekrem Hysenin

Kandidati për kryetar nga Lidhja Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyseni, së bashku me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar një sërë takimesh me pëkrahësitë e LDK-së, në Podujevë.

Hyseni ka falënderuar Abdixhikun për mbështetjen e vazhdueshme.

Duke prezantuar para të pranishmëve ofertën e LDK-së, Hyseni ka shprehur konsideratën e lart për mobilizimin e madh, i cili do të shpie drejt fitores së 17 tetorit.

“Programi ynë, programi i fitores ka dalë nga vet qytetarët, e bashkë me ta edhe do ta relizojmë”, ka thënë Hyseni, duke shtuar më tej se “është kjo përkrahje kaq e fuqishme, është gjithë ky mobilizim i llapjanëve për ta bërë Podujevën për të gjithë”.