Bulliqi thotë se po merr mbështetje të fuqishme lagje për lagje, e fshat për fshat për numrin 144

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi po zhvillon takime të shumta me qytetarë në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Në këto takime, kryetari aktual i Podujevës thotë se po merr mbështetje të fuqishme lagje për lagje, e fshat për fshat për numrin siç e quan ai të fitores 144, për numrin e bashkëqeverisjes.
Postimi i plotë i Bulliqit:
Mbështetje e fuqishme lagje për lagje, e fshat për fshat për numrin e fitores 144, për numrin e bashkëqeverisjes!
#bashkëqeverisim144



