75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 12 Tetor 2021 / LB

S’i zënë as odat e lokalet, Ekrem Kastrati po pritet fuqishëm në fshatrat e Malishevës

Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka takuar strukturat e NISMA-s në fshatrat Pagarushë dhe Marali.

Në këto dy takime të ndara, Kastrati ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nga banorët e fshatit Marali sonte na u bë një pritje sa madhështore aq edhe emocionale, të cilët njëzëri na dhanë fjalën se më 17 tetor do të jenë unik për të votuar Nismën Socialdemokrate”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati në Facebook.

Në mbështetje të Kastratit në këto takime ka marrë pjesë edhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Postimi i plotë i Kastratit për takimin në Marali:

Maralia, ndër bastionet tona më të fuqishme i tha PO fitores sonë pa balotazh

Nga banorët e fshatit Marali sonte na u bë një pritje sa madhështore aq edhe emocionale, të cilët njëzëri na dhanë fjalën se më 17 tetor do të jenë unik për të votuar Nismën Socialdemokrate.

Përkrahja e madhe nga Maralia dhe nga çdo fshat e lagje anekënd Malishevës tregon qartë se fitorja jonë do të jetë spektakolare.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane