75 Mall Live Search
15:16 / E Martë, 12 Tetor 2021 / LB

8 arsye pse ta votoni 8-shen e Nismës në Ferizaj, Majlinda Azemi

Majlinda Azemi anëtare e Nismës Socialdemokrate në Ferizaj po synon një ulëse në Kuvendin komunal në këtë komunë.

Kandidatura e saj për asamble është mirëpritur nga qytetarët e Ferizajt e veçanërisht nga të rinjtë dhe gjinia femërore.

Të rinj e të moshuar, të profesioneve të ndryshme po e mbështesin Majlindën në këtë  betejë politike.

Në takimet me qytetarë të shumtë, ajo  po zotohet se do të jetë gjithmonë zëri i të gjithëve pa dallim.

Majlinda Azemi punon si infermiere në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Tani është menaxhere e një biznesi personal ne lidhje me dasmat.

Poashtu ka një serë trajnimesh të përfunduara.

Ajo mban numrin tetë në listën e Nismës për Asamblenë komunale të Ferizajt.

Në postimet e saj në “Facebook”, ajo ka numëruar së paku 8 arsye pse duhet votuar atë për asamble.