Dragashi pritet të jetë befasia e zgjedhjeve të 17 tetorit

Më 17 tetor do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta komunale në të gjithë Republikën e Kosovës.
Komuna e Dragashit pritet të jetë vendi me befasinë më të madhe në këto zgjedhje, sidomos pas asaj çfarë u pa në zgjedhjet nacionale në muajin shkurt.
Me 14 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Listën Guxo shënuan fitore befasuese edhe në këtë komune duke i lënë mbrapa dy partitë që tradicionalisht kanë qeverisur për 21 vjet në Dragash, PDK dhe LDK.
Edhe zgjedhjet komunale sipas dy sondazheve te ndryshme mund të thonë të njëjtën gjë me 17 tetor dhe kjo është për disa arsye.
PDK dhe LDK e kanë qeverisur komunën që nga paslufta dhe ende mbetet njëra nga zonat më të pazhvilluara në Kosovë.
Fryma e re për ndryshim që po e përcjell të gjithë vendin do të prek padyshim edhe komunën e Dragashit.
Për herë të parë, një kandidate femër do të garoj kundër katër burrave që synojnë të parin e vendit.
Kaltrina Salihu shihet një potencial, sidomos për turizmin dhe zhvillimin ekonomik, e që komuna e Dragashit ka nevojë shumë për të.
Figura të nderuara dhe me ndikim që më parë kanë përkrahur PDK-në dhe LDK-në sot nw garwn pwr tw parin e Dragashit po mbështesin Kaltrina Salihun.
Qeveria qendrore po udhëhiqet nga VV dhe Kaltrina Salihu e ka mbështetjen e tyre, e posaçërisht tw kryeministrit Kurti dhe ministrave, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Ne ketë kontekst komuna e Dragashit e udhëhequr nga znj. Salihu pritet te përfitojë shume nga projektet milionëshe te Qeverise.
