75 Mall Live Search
22:33 / E Martë, 12 Tetor 2021 / OSH

Përparim Rama me plan konkret për zgjidhjen e problemit të madh në Prishtinë, qentë endacakë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka vazhduar shpalosjen e programit, i cili po përcillet mjaft mirë nga qytetarët dhe njohësit e tyre.

Përparim Rama, vazhdën e planeve dhe projekteve konkrete, e ka vazhduar edhe me problemin me qentë endacakë në Prishtinë.

Ai ka paraparë strehimin e tyre në një qendër strehimore, njësoj siç është “Parku i Arinjëve”.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Ide dhe plane konkrete.

Së bashku me ekipin tim e filluam ditën me një takim të rëndësishëm që e patëm me pronarë të qenve, ku folëm për problemin e qenve endacakë, një problem shumë i madh për qytetin tonë.

Më pas u takuam për kafe me të rinjtë nga Qyteti i Vjetër i Prishtinës dhe e mbyllëm ditën me vizitën që patëm në Albi Mall.

Në secilin prej takimeve folëm për problemet që i shqetësojnë banorët tanë dhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e qytetit tonë.

Bashkë për Prishtinën e ëndrrave!

PRISHTINA PËR TË GJITHË!

🌳☘️🚶🚴‍♂️🛼⚽🎾🏀🏃♥️

#PR4PR

#PerparimRama

#DashniPerPrishtinen

#LDK160