75 Mall Live Search
23:45 / E Martë, 12 Tetor 2021 / OSH

Gjuajtja me armë në Drenas ndodhi në tubimin e VV-së, shoqërohen dy persona në Polici

IndeksOnline para pak minutash raportoi se dy persona janë shoqëruar në stacion policor pasi gjuajtën me armë zjarri në Gllanasellë të Drenasit.

IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për gjuajtje me armë zjarri në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Gllanasellë, me ç’rast u sekuestruan një  armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për IndeksOnline tha se , policia ka kryer një bastisje dhe ka  identifikuar një person të dyshuar.

“Rreth orës  21:00, kemi marrë informatën se  në fshatin Gllanasellë  të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë.

Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka  identifikuar një person të dyshuar,  të cilit (në veturë)  i ka gjetë dhe sekuestruar një  armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë.

Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit  policor të Drenasit, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo./IndeksOnline/