Ekskluzive: Serbët vendosin barrikada në veri

Më të nisur aksioni i madh i Policisë së Kosovës dhe atyre të Doganës, ka rënë alarmi në veri.
IndeksOnline ndodhet në këtë zonë dhe po përcjell nga afër zhvillimet aty.
7 minuta pasi ka rënë alarmi, serbët e veriut kanë vendosur kamionë për të bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Barrikadat janë vendosur afër shkollës teknike në veri dhe situata aktualisht është tensionuar.