Veturat e djegura në Veri ishin me targa RKS

Gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës pati tensione të shumta të krijuara nga protestuesit serbë që kundërshtuan opeacionin policor.
Në “Lagjen e Boshnjakëve” janë djegur disa vetura të cilat ishin me targa RKS.
Ekipi i IndeksOnline ka sjellë pamje ekskluzive nga ky aksion
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kishte njoftuar se operacionin kundër kontrabandës janë duke e realizuar në katër lokacione, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës./IndeksOnline/