75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / B O

Albin Kurti thirrje istogasve: Votojeni Agronin, është punëtor, i ndershëm, i mençur

Albin Kurti po e përkrahë fuqishëm kandidaturën e Agron Avdijajt për Istog.

Kryeministri i vendit ka vizituar komunën e Istogut ku ka dhënë arsye se pse istogasit duhet të votojnë Avdijajn në zgjedhjet e të dielës.

Kurti e ka vlerësuar lart kandidatin për Istog duke e quajtur si të mirë, të mençur, të përkushtuar, punëtor e të përgjegjshëm.

Kryeministri është i bindur se Istog ka nevojë për ndryshim dhe se kandidati i Vetëvendosjes është më i duhuri për zhvillimin e kësaj komune./Indeksonline/