75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Haradinaj: Rrustës i besoi Rugova, unë dhe Beteja e Koshares

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ishte në Pejë për t’i dhënë përkrahje kandidatit të tyre për atë komunë, Rrustem Berishës.

Haradinaj u shpreh se janë me fat që kanë një njeri të duhur për kërkesat e Pejës si Berisha.

Rrustem Berishës i kanë besu të gjithë, i ka besu edhe presidenti Rugova, i kam besu edhe unë, nuk na ka zhgënjy asnjëherë. Vështirësitë më të mëdha të udhëheqjes së Betejes së Koshares, e ka nderu kombin, na ka nderu të gjithëve. Edhe sot e ruan unitetin duke na respektu të gjithë“, tha ndër të tjera Haradinaj.