Arsenali gati ofertën për sulmuesin e Club Brugge
Skuadra e Arsenalit po përgatit ofertën drejt Club Brugge për sulmuesin Noa Lang, transmeton Indeksonline.
Talenti ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në evropë, por Gunners dëshirojnë ta transferojnë atë në afatin e janarit, madje janë të gatshëm të ofrojnë për të 30 milionë euro.
Megjithatë, klubi belg kërkojnë 40 milionë euro për të, i cili ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime në 12 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.