Rrustem Berisha publikon Projektet e Detalizuara për Pejën e bukur

Kandidati i AAK/së në Pejë, Rrustem Berisha ka paraqitur në planprogramin e tij projekte konkrete te detalizuara para qytetarëve.

Ai së fundi ka prezantuar projektet për Stacionin e Autobusëve, Lumëbardhin, Stadiumin e Qytetit, Parkun e Biznesit dhe Parkingun nëntokësor aty ku gjendet sot stacioni i autobusëve.

AAK në Pejë informon se programi zgjedhor i tyre krahas formës së shtypur, ndër vete ngërthen edhe projektet e detalizuara të cilat janë punuar nga studio profesionale arkitekture, nga ekspert të fushave dhe sipas tyre, ky program është pasuri për qytetin.

