75 Mall Live Search
08:57 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / C E

“Heroi i Beogradit” ia kushton Policisë së Kosovës ditëlindjen e shtatë të ‘dronit shqiptar’

Sot bëhen shtatë vite që kur një dron me hartën e Shqipërisë së madhe dhe me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit fluturoi mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Autorësin për këtë vepër e ka marrë tifozi shqiptar nga Maqedonia, Ismail Morina i njohur si Ballisti.

Sot kur bëhen shtatë vite, ai këtë përvjetor ia ka kushtuar Policisë së Kosovës që në ditët e fundit ka qenë shumë aktive me aksione të një pas njëshme.

Ky përvjetor i kushtohet profesionalizmit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Ballisti në rrjetet sociale.

Ismail Morina ka patur shumë probleme me aktakuzën që i ka shpallur shteti serb dhe në një moment për pak sa nuk u ekstradua drejtë Serbisë. /IndeksOnline/