Pas dy muajsh, Elton John rikthehet në skenë

Këngëtari me famë botërore Elton John pas operimit në ijë, do të kthehet sërish në punë.
74 vjeçari do të jetë mysafirë në ‘Graham Norton Show’ të premten e ardhshme, transmeton Indeksonline.
Këngëtari britanik kishte kaluar një periudhë i sëmurë nga ijet dy muaj më parë por që pas operimit gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar.
Ai kishte për të mbajtur një turne lamtumirës këtë vit po për shkaqe shëndetësore e zhvendosi për vitin 2023./Indeksonline/
