Ambasada Amerikane me projekt për testimin e sigurisë së mediave

Shoqata Kibernetike Shqiptare, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, kanë filluar testimin e organizatave mediatike dhe sigurinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes rrjetit social Twitter.
Sipas Ambasadës, mediat në Kosovë janë çdo ditë e më shumë të rrezikuara nga sulmet kibernetike, shantazhet dhe aktorët që dëshirojnë të cenzurojnë mediat, shkruan IndeksOnline.
“Me mbështetjen e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë. Shoqata Kibernetike Shqiptare po forcon mbrojtjen kibernetike të partnerëve të mediave, duke i bërë ato më elastike ndaj sulmeve të mundshme”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Ky testim filloi implementimin së pari në median kosovare, Telegrafi.