Manchester City destinacion i mundshëm për Lewandowskin

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, po vazhdon formë të lartë edhe këtë sezon, përkundër se ka mbushur 33 vjet.
Mirëpo, bomberi i Bayern Munchen mund të largohet nga Allianz Arena, ose të paktën kështu potencon agjenti i tij Pini Zahavi, i cili i sheh cityzens si mundësi për të zbarkuar polaku verën e ardhshme.
Lewandowski ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2023, por një eksperiencë e re në këtë moshë mund të jetë e mundshme për të.