Sterling i hapur për t’u larguar nga City

Sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling, mund të largohet nga skuadra e tij, transmeton Indeksonline.
Sterling ka thënë se është ‘i hapur’ për një transferim larg nga Manchester City, duke shtuar se do t’i pëlqente të luajë jashtë vendit.
Anglezi është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Sterling ka 6 vite që mbron ngjyrat e cityzens, që nga transferimi prej Liverpool në vitin 2015 për 60 milionë funta.
Ai nën drejtimin e Pep Guardiolas ka fituar 3 trofe të Premier Ligës, por tani nuk po gjen vend në formacionin startues të spanjollit.