75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 15 Tetor 2021 / k.v

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Hetuesit policor  të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e arrestuar: V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,  dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

Personat  arrestuar me vendim të  prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.

VIDEO