Vrasësi “strehohet” në shërbim shëndetësor; i shpëton gjykimit

I dyshuari për vrasjen e pesë personave në Kongsberg të Norvegjisë, Espen Andersen Bråthen, i është dorëzuar autoriteteve shëndetësore dhe nuk do të paraqitet përpara gjykatës sot.
Ai u ngarkua me akuzën për sulm terrorist dhe vrasjen e pesë qytetarëve të mërkurën mbrëma.
Sipas burimeve të CNN, mbrojtja ka kërkuar nga gjykatësi që Espen të mbahet në dënim për katër javë, përfshirë dy javë në izolim.
Sipas autoriteteve të policisë, rasti është duke u hetuar akoma, sidomos motivet e kryerjes së sulmit.
Shefi i shërbimit të sigurisë policore në Norvegji, kishte deklaruar për media se vepra po konsiderohet si akt terrorist, teksa dorasi kishte lënë të vdekur 4 gra dhe një burrë, të gjithë rreth moshës 50-70.
Mbrëmë, banorët e Kongsberg, vënë lula dhe ndezën qirinj në nder të viktimave të sulmit.
Sipas raportit të policisë, Bråthen filoi sulmin rreth orës 18:12, me një shigjetë dhe shtizë, dëri në arrestimin e tij 35 minuta më vonë, në 18:47.
Deri në momentin e arrestimit, të goditurit nga Bråthen veçse kishin ndërruar jetë.